Për hir të normalitetit në Kuvend, opozita e Rithemelimit hoqi dorë nga kërkesa fillestare për hetimin e katër koncesioneve më të mëdha të dhëna në fushën e shëndetësisë dhe pranoi që komisioni që do të ngrihet apostafat për këtë punë të hetojë dy prej tyre. Dy koncesionet e zgjedhura për hetim nga komisioni janë ai i check up-it, me kosto mbi 8 milionë euro në vit dhe koncesioni i sterilizimit me vlerë rreth 17 milionë euro, po në vit.