Prokuroria e Posaçme u përpoq që të zbërdhejë dëshmitarët e radhës në procesin Gërdeci në lidhje me kohën e shkurtër që kanë marrë në dispozicion autoritetet shqiptare në kthimin e përgjigjes për kompaninë amerikane SAC për vendin ku duhej të kryhej çmontimi i armëve. Mes dëshmitarëve në këtë seancë ishte edhe Gjenerali Bardhyl Hoxha. Prokurorët i treguan Hoxhës një memo të përpiluar prej tij në dhjetor të vitit 2006 dhe përmes të cilës ishte kthyer përgjigja për kompaninë amerikane.