Serbia pretendon se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 27 vende e kanë tërhequr njohjen e kësaj pavarësie. Më 16 janar, kryediplomati i Togos, Robert Dussey, bëri të ditur tërheqjen e njohjes së Kosovës, gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç. Sipas pretendimeve të Beogradit zyrtar, Togoja – shtet në Afrikën Perëndimore – nuk qëndron e vetme në këtë aspekt.