Ushtari i FSK-së, që akuzohet se të premten në Shtërpcë plagosi dy të rinj serbë, në mesin e tyre edhe një 11-vjeçar, thotë se ai qëlloi me armë në vetëmbrojtje. Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim ushtarit Azem Kurtaj për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.