Njoftimi i Departamentit Amerikan të Thesarit për futjen në listën e sanksioneve edhe dy vajzat e Vladimir Putin, Katerina dhe Maria, ishte në fakt konfirmimi i parë zyrtar se ato janë të bijat e presidentit rus. Pavarësisht raporteve të shpeshta të mediave perëndimore, Putin nuk ka konfirmuar kurrë se ka fëmijë dhe që se Katerina dhe Maria janë vajzat e tij.