Top News/ Pse po tmerron kaq shumë Milton…Ja pesë uraganët më të fuqishëm në Atlantik
10/10/2024 12:03

Ujërat jashtëzakonisht të ngrohta në Gjirin e Meksikës këtë vit kanë cuar në fuqizimin e shpejtë të uraganit Milton. Ujërat në sipërfaqen e oqeanit kanë arritur temperatura rekord prej rreth 32 gradësh Celsius gjatë dy sezoneve të fundit verore, sipas Administratës Kombëtare të Oqeaneve dhe Atmosferës. Autoritetet lëshuan urdhra evakuimi të detyrueshme për të paktën një pjesë të banorëve, që ndodhen në 15 nga 67 qarqet e Floridës, ose përgjatë pjesës më të madhe të bregut perëndimor. Kjo përfshinte shumë prej 3.1 milionë banorëve që jetojnë në zonën metropolitane të Tampës, një grup i dendur komunitetesh përgjatë bregdetit dhe në ishujt e Gjirit të Tampës, i cili nuk ka qenë në gjurmët e një uragani prej më shumë se një shekulli. Edhe pse banorët e Floridës janë mësuar me uraganet, shumë zyrtarë shtetërorë dhe lokalë i kanë paralajmëruar ata se Miltoni mund të jetë uragani më i fuqishëm që ata kanë parë. Kryebashkiakja e Tampës, Jane Castor, e ka thënë hapur se "kushdo që nuk evakuohet nga zonat e ulëta, do të vdesë". Ekspertët parashikuan erëra shkatërruese e reshje të dendura që mund të shkaktojnë përmbytje të menjëhershme në pjesën më të madhe të Floridës qendrore. Shumë nga komunitetet që preken nga Miltoni u goditën muajin e kaluar nga uragani Helene dhe ende nuk e kanë marrë veten nga pasojat e tij. Uragani shkaktoi vdekjen e më shumë se 200 personave e përmbytje katastrofike kryesisht në pjesën perëndimore të Karolinës së Veriut dhe në lindje të Tenesit. Në momentin më intensiv të tij, uragani Helene ishte një stuhi e kategorisë 4, me erëra të qëndrueshme prej rreth 220 km/h. Milton e kapërceu me shpejtësi atë, duke u bërë një stuhi e kategorisë 5 brenda disa orësh me erëra të qëndrueshme prej 285 km/h. Të mërkurën Milton u dobësua duke u ulur në një uragan të kategorisë 4 dhe më tej në kategorinë 3. Milton është tashmë uragani i pestë më i fuqishëm i regjistruar në Atlantik. Uragani më intensiv i regjistruar para tij ishte Ëilma në vitin 2005, ndjekur nga Gilbert në vitin 1988, ai që njihet si uragani i Festës së Punës, i vitit 1935, si edhe uragani Rita në vitin 2005.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00