Në vizitën dyditore të delegacionit të Parlamentit Europian në Tiranë, kryesuesi David McAllister nuk pati takim me Sali Berishën. Mungesën e këtij takimi, kryedemokrati e justifikon me faktin se ai nuk ka asnjë funksion në Komisionet Parlamentare, prandaj drejt selisë blu shkoi eurodeputeti Michael Ghaler për t’u takuar me Berishën. Sinkron Berisha: “Unë takova koordinatorin. Me mua u takua koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore. Unë s’kam funksione në komisionet parlamentare. Ata të gjitha takimet i bënë në selitë e Parlamentit. Te unë erdhi koordinatori i grupit parlamentar të PPE, që përfaqëson grupin ku është i afiluar PD dhe u bë një bisedë jashtëzakonisht e rëndësishme. Kryetari ka përfaqësi tjetër sepse në grup ka edhe socialistë, etj”