Avokati i Popullit, Endri Shabani, në një prononcim për mediat ka kërkuar lirimin e nënës me 3 fëmijë, e cila aktualisht po mbahet në burgun e Pojskës. “Si ka mundësi që shihen vetëm letrat dhe jo fëmija në gji? Ajo zonjë nuk duhet të jetë në qeli!”, u shpreh ai para kamerave.