Top News – Pse nuk marrim vaksinat ruse!/ Rama shuan dyshimet, ja kush është arsyeja
07/03/2021 13:43

Dilema se përse Shqipëria nuk merr vaksina dhe nëse ka apo lidhje kjo me gjeopolitikën është shuar nga vetë kryeministri Rama gjatë një takimi me qytetarë të Lezhës. “Mos marrja vaksinës dikush mendon se është gjeopolitike, nuk është kështu ajo Ruse, vaksina nuk është në treg, vaksina nuk ka janë në sasi shumë më të vogla se sa kërkohet. Kur ka mungesa edhe Amerika, që është e fokusuar për t’i prodhuar dhe nuk i ka akoma, SHBA nuk i ka stok, prodhon e vaksinon. Nuk është vaksina kineze dhe po shkojmë ne ta blejmë. Nuk është as çështje çmimi, kanë shkuar në stratosferë por nuk është kjo. Është një luftë e tmerrshme tregtare, unë jam shumë i kënaqur në raport me vendet e tjera në Europë e rajon që s’ka vaksina fare. 140 shtete të botës nuk kanë bërë asnjë vaksinë, deri pak para ditësh. 70% e prodhimit të vaksinave është në dorën e 10 shteteve. E gjithë pjesa tjetër e botës lufton për kapur dozën e 30%. Europa e ka të pamundur të vendos një kusht të tillë, se nuk ka siguruar vaksinat”. Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me pasaportën e vaksinave të vendosur nga Bashkimi Evropian, e ku mendohet që shtetasit të mos lëvizin nëse nuk rezultojnë që të kenë bërë vaksinën e miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave. Kryeministri ndërkohë ka bërë një krahasim me këngën e tij të kënduar më parë kur kandidonte për kryetar bashkike. “Gjithçka mund të ndodhë jetojmë në Tiranë? Ishte kënga ime e dikurshme. Nëse mund ta këndojë tani mund të themi se gjithçka mund të ndodhë jetojmë në Europë”. Shteti i madh ka nisur dialogun me Kinën dhe Rusinë për vaksinën, Gjermania duket e pabesueshme. Duket e paimagjinueshme më i pasur i planetit të gjendet në këtë situatë. Siç duket e pabesueshme, momenti i shpërthimit të epidemisë i kapi gafil të gjithë dhe gjunjëzoi të gjitha shtetet pavarësisht sa të pasura dhe të organizuara janë, por ishte fakt. Në fakt bota e zhvilluar ka thyer çdo parashikim e rekord në shpikjen e vaksinës, nuk ishte parë që të shpikej dhe të funksionojë në një kohë kaq shumë të shkurtër. Por sipas Ramës, në kushtet kur 4 kompani, në Europë, 6 duke shtuar edhe kinezen dhe rusen situata nuk mund të ndryshojë, duke shigjetuar sërish Bashkimin Evropian, që nuk ma menduar për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Top Channel/ Igli Hasani: Rajoni, jo periferi e Europës! Integrimi, pjesë thelbësore
12/07 19:34
Top News- Inspektorët e pezulluar të AKU vënë sërish gjoba/ Rama i ashpër ndaj kryebashkiakëve
11/07 23:00
Top News- ‘I shoh shumë të lodhur’, Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve: S’jam për humor
11/07 22:30
Top News- ‘Domatja e gështenja nuk kanë parti’/ Rama thumbon kryebashkiakët demokratë
11/07 22:00
Top News- Rama paralajmëron tregtarët e qumështit: Kujdes do sekuestrojmë gjithçka
11/07 21:30
Top News- ‘Ça ke! Me ty e kam…’ Rama shqetësohet nga kryebashkiakja gjatë takimit
11/07 21:00
Top News – ‘Shembull pisllëku…’. Rama tregon pse zgjodhi demokratin te Kadastra e Vlorës
11/07 20:10
Top Channel/ Shkarkimet, Bashkiakët e PD kundër Ramës: Nuk marrim urdhra politikë
11/07 19:56
Top Channel/ Gjeli replikon me Ramën! Prokurorja reagon për ndërtimet e Thethit, i kthehet kryeministri
11/07 19:55
Top Channel/ Manja, kritika prokurores: Elsa Gjeli nuk bëri asnjë investigim, hetim disiplinor
11/07 19:53
Top News- Berisha kundër Ramës për shkarkimet/ “Një akt i rëndë antikushtetues, shkelje e hapur”
11/07 18:04
Top Channel/Rama batuta në Durrës: Ata të rrinë në buzë të liqenkës ti qajnë hallin koranin
11/07 17:32
Top Channel/’S’do të ketë më shishe qumështi pa fature’,Rama: Nga e hëna do bllokojmë çdo…
11/07 17:06
Top News- Rama ultimatum shkarkimesh, ikin të gjithë drejtuesit e njësive administrative
11/07 16:55
Top Channel/ “Demokrat, por të mirat duhet me t’i thënë”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës
11/07 15:57
Top Channel/ Rama ‘dush të ftohtë’ Dredhës: Ik paguaj topograf, mos ia jep lekët TV privat të Vlorës
11/07 15:53
Top Channel/ “Ku është Flamuri”? Rama debaton me kryebashkiakun e Gjirokastrës për legalizimet
11/07 15:51
Top Channel/ “Zero je, demokrat komplet”, Rama përplaset me kryebashkiakun e Kavajës
11/07 15:49
Top Channel/ Berisha: Rama shkel Kushtetutën! Mori kompetencat e pushtetit vendor
11/07 15:12
Top Channel/ Rama ‘shpërthen’ ndaj bashkiakëve, urdhëron shkarkimin e të gjithë administratorëve
11/07 15:08