Top News – Pse nuk kanë hyrë në luftë Huthit? Partnerët e Iranit në Jemen po qëndrojnë duarlidhur
13/03/2026 16:24

Aleatët shiitë të Iranit në Liban dhe Irak i janë bashkuar luftës në rajon të nisur nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Teheranit. Por rebelët Huthi të Jemenit, të armatosur rëndë dhe të aftë për të goditur fqinjët e Gjirit dhe për të shkaktuar ndërprerje të mëdha të lundrimit rreth Gadishullit Arabik, ende nuk janë përfshirë në konflikt. Huthit janë një lëvizje ushtarake, politike dhe fetare e udhëhequr nga familja Huthi dhe me bazë në Jemenin verior. Ata kanë një histori të luftimeve guerile me ushtrinë jemenase dhe në vitin 2014 pushtuan kryeqytetin e Jemenit, Sanaa. Një vit më pas Arabia saudite udhëhoqi një koalicion shtetesh arabe në një ndërhyrje ushtarake kundër grupit. Huthit treguan se kanë kapacitete të konsiderueshme si edhe një arsenal të madh raketash dhe dronësh, duke sulmuar instalimet e naftës dhe infrastrukturën jetësore në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi, Huthit filluan të qëllonin anijet e huaja në Detin e Kuq, duke thënë se po e bënin këtë në mbështetje të palestinezëve. Por pse nuk janë përfshirë ende në luftën në iran? Më 5 mars, udhëheqësi i Huthive Abdul Malik Al-Houthi tha se grupi i tij ishte gati të sulmonte në çdo moment. “Ne e kemi gishtin në këmbëz”, tha ai. Por ndryshe nga Hezbollahu i Libanit dhe grupet e armatosura irakiane, ata nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar për t'u bashkuar me luftën. Ndërsa Irani i mbështet Huthit si pjesë të "Boshtit të Rezistencës", ekspertët e Jemenit thonë se lëvizja është e motivuar kryesisht nga një axhendë e brendshme. SHBA thotë se Irani i ka armatosur, financuar dhe trajnuar Huthit me ndihmën e Hezbollahut. Huthit ndërkohë mohojnë të jenë një vegël e Iranit dhe thonë se zhvillojnë armët e tyre.

Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30