Nëse Turqia nuk ndryshon në mënyrë drastike kursin e saj, procesi I anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk mund të vazhdojë. Kështu thekson raportin vjetor i Parlamentit Evropian (PE) ndër të tjera, në kapitullin e tij për anëtarësimin e Turqisë. Eurodeputetët konfirmojnë se Turqia mbetet një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, një aleate në NATO dhe një partner kyç, por i bënë thirrje Ankarasë të respektojë parimet dhe detyrimet e unionit.