Vendi ynë regjistron një nivel të lartë kriminaliteti, ndërsa bilanci tregon se Vlora mbetet qarku kryesues. Kjo për faktin se ngjarjet atje, nuk njohin pushim. Në një situatë kur jugu po kalon qetësi sa I përket atentateve karakteristike, plagosjeve apo edhe më tej vrasjeve, nuk ka munguar djegia e automjeteve. Një fenomen karakteristik, I cili edhe në 2022 vijon të regjistrojë shifra të lartë. Vetëm javën e fundit 3 makina janë djegur, ngjarje të qëllimshme. Në dy prej tyre, autori u arrestua, ndërsa një tjetër vijon të mbetet enigmë.