Top News – Pse Marsi është i kuq…? Shkencëtarët bëjnë zbulimin: Përgjegjës është uji
26/02/2025 15:28

Me ngjyrën e tij ikonike të ndryshkut, Marsi është quajtur prej kohësh planeti i kuq. Tani, shkencëtarët mund të kenë zbuluar burimin e mundshëm të këtij ngjyrimi të veçantë, duke përmbysur një teori popullore që qarkullonte deri më tani. Marsi është një nga planetët më të studiuar në sistemin tonë diellor për shkak të afërsisë së tij me Tokën dhe anijeve të shumta kozmike që kanë vizituar gjatë dekadave të fundit. Së bashku, orbituesit dhe zbarkuesit, u kanë ofruar shkencëtarëve të dhëna që tregojnë se ngjyra e kuqe e Marsit vjen nga mineralet e hekurit të ndryshkur brenda pluhurit që mbulon planetin. Në një moment, hekuri brenda shkëmbinjve në Mars ka reaguar në kontakt me ujë ose me oksigjen në ajër, duke krijuar oksid hekuri, njësoj me formimin e ndryshkut në tokë. Gjatë miliarda viteve, oksidi i hekurit u shpërbë në pluhur dhe u përhap në të gjithë planetin, pasi u zhvendos nga erërat marsiane. Analizat e mëparshme të oksidit të hekurit në Mars, bazuar vetëm në vëzhgimet nga anijet kozmike, nuk zbuluan asnjë provë të ekzistencës së ujit, gjë që i bëri studiuesit të besonin se oksidi i hekurit duhet të jetë hematit. Ky mendohej të ishte formuar përmes reaksioneve me atmosferën marsiane në një proces që ndodhi gjatë miliarda viteve. Nëse do të ishte kështu, hematiti do të ishte formuar më vonë në historinë e Marsit, pasi dyshohej se dikur kishte liqene dhe lumenj në sipërfaqen e tij. Hulumtimi i ri që kombinon të dhënat nga misionet e shumta në mars, sugjeron se një mineral që formohet në prani të ujit të ftohtë mund të jetë përgjegjës për ngjyrën e kuqe të planetit. Dhe kjo mund të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë se si ka qenë marsi miliona vite më parë dhe nëse ai ka qenë potencialisht i banueshëm.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34