Dhjetëra banorë të Rrjollit, që pretendojnë se po u grabiten pronat për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë kanë protestuar para Kuvendit. Ata thonë se nuk kanë marrë mbështetjen e asnjë deputeti nga Partia Socialiste, teksa thonë se disa deputetë të opozitës që i kanë takuar kanë frikë të përmendin emrin e biznesmenit Bashkim Ulaj, që e akuzojnë për grabitjen e pronave me dokumentacione të falsifikuara.