Një aksident tragjik në aksin Librazhd–Përrenjas i mori jetën biznesmenit kinez Li Jianhong dhe la të plagosur 6 persona të tjerë, ndërsa në pah po dalin detaje të reja për profilin dhe arsyen e pranisë së tij në Shqipëri. Mediat kineze bëjnë me dije se 60-vjeçari ishte një nga sipërmarrësit më të fuqishëm në rajonin ku jetonte. Ai ishte president i “Xinjiang Grand Scape Group”, një kompani me aktivitet në telekomunikacion, turizëm dhe investime, me asete që arrijnë rreth 1.4 miliardë juanë. Ai ndodhej në Shqipëri për një vizitë pune, i shoqëruar nga shtetas të tjerë kinezë, me synim eksplorimin e mundësive për bashkëpunim dhe investime në vendin tonë, kryesisht në sektorin e turizmit.