Top News-Pse e sulmon SPAK-un Berisha tregon arsyen Që kur nisi të bëhej gardian…
08/08/2026 18:02

Berisha: SPAK u bë gardian i krimit kushtetues elektoral. Betejën time kundër e kam filluar kur u binda se ky institucion ishte armik i egër i pluralizmit Arsen Dushku: Zoti Berisha, ju keni qenë koherent në sulmet kundër SPAK, e sot po faktohen akuzat tuaja. A ka shpjegim se sa më shumë hetime ka për Ballukun, aq më lart gradohen ushtarët e Ballukut në bashki dhe qeveri? Goditjet e SPAK ndaj krimit në vend që të ndikonin në pastrimin e parave, kanë bërë të kundërtën. Fenomeni ka marrë përmasa dramatike dhe këtë e fakton edhe rënia e euros. Sali Berisha: Faleminderit shumë për pyetjen. Unë jam ish-president dhe ish-kryeministër. Kurrë, kurrë nuk do të preferoja dhe nuk dëshiroj të sulmoj punonjës të organeve të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit. Problemi im duhet të jemi hapur me ju me SPAK-un që kur unë jam rikthyer në Partinë Demokratike por dhe më parë ka qenë një, më kryesori. Dhe për fatin më të keq, për fatin më të keq, në këtë vend, qenë shumë, shumë të paktë ata të cilët e realizuan. SPAK-u ju faktoi shqiptarëve, jo vetëm opozitarëve, por të gjithë shqiptarëve që besojnë tek vota e lirë, besojnë se pluralizmi politik është promotori dhe lokomotiva jo vetëm e demokracisë, por e të ardhmes së një vendi, pa të cilin nuk ka të ardhme. SPAK-u u bë gardian i krimit kushtetues elektoral. Dhe unë betejën time kundër këtij institucioni nuk e fsheh, e kam filluar pikërisht atëherë kur u bindëm dhe konstatova se ky institucion është armiku i egër i pluralizmit. Kush të dojë le të marrë deklaratat e mia. Ata patën pafytyrësinë të më dërgojnë mesazhe duke besuar se do mund të shuanin zërin tim. Por kurrë ajo s'mund të ndodhte. Dhe sot po faktohet që ai ushtron në një vegël, në një armë të partisë shtet. Përsëri, ju keni shumë të drejtë që përmendni krimet e ministrave. Por për Sali Berishën dhe për ju, ju garantoj se kryekrimi i tyre është amnistia e krimit elektoral. Pse? Sepse ata zgjedhjet kanë dy aspekte: kanë aspektin e zhvillimit të tyre ku forcat politike, ekzekutivi kanë përgjegjësinë e tyre, por kanë aspektin e trajtimit të të gjitha parregullsive, të cilat janë totalisht kompetencë dhe atribut i SPAK-ut. Në qoftë se SPAK-u nga dhjetëra e dhjetëra dosje krimesh monstruoze të cilat janë të sanksionuara në këtë, në këtë libër me 1500 faqe, 1500 faqe me 2500 prova fakte, ka dërguar në, ka hetuar vetëm 3-4 persona. Në një kohë kur Edi Rama me ministrat e tij është autor kryesor i asaj farse, SPAK-u i jep qeverisë licencën për të manipuluar, për të grabitur, për të dhunuar zgjedhjet dhe legjitimon të palegjitimueshmen farsën elektorale. Përsa i përket Lubisë, do them dy fjalë këtu. Unë që them këto fjalë për SPAK-un mund të them se në rastin e Ballukut ai prokuror që dërgoi dosjen dhe ata që e hetuan atë u treguan të guximshëm, bënë detyrën e tyre. Por atyre Edi Rama u shpalli luftë. Dhe imagjinoni ju, imagjinoni ju një njeri familjar apo jo që vihet në sulme të gjithanshme nga kreu i Meduzës, kryeministri shqiptar, tek vrasësit serialë të kontraktuar nga qeveritarët, si e ndjen veten? Ai njeri i ka shërbyer vendit. Por ai njeri nuk mundet të asgjësojë 83 mandatet e krimit, të cilët rrëzuan kërkesën e tij kushtetuese ligjore. Ndaj dhe pse i them këtë? I them këtë se ndaj tyre nuk mund të kërkojmë ato që ata s'mund t'i bënin. Në luftë me Edi Ramën ata janë të mundur, sepse ekzekutivi ka të gjithë forcën. Për të qenë hyrë në një betejë të tillë antidemokratike. U përket qytetarëve shqiptarë të qëndrojnë atëherë kundër këtij regjimi që ka nxjerrë, që nxjerr veten, ministrat e tij mbi ligjin dhe kushtetutën. Faleminderit.

Top Channel / Atentat me tritol në Gjirokastër, hidhet në erë makina, dy të plagosur
10/10 23:38
Top Channel / Protesta thirrje ambasadorit Wendt: Ndihmojeni Shqipërinë!
10/10 23:33
Top Channel/ Shpërthen makina në Gjirokastër, dy persona në spital, njëri në gjendje të rëndë
10/10 22:54
TopNews – Shpërthen makina në Gjirokastër. Ngjarja para komisariatit, dy të plagosur
10/10 22:50
Top News- Shpërthen makina në Gjirokastër para prokurorisë, çfarë ndodhi?
10/10 22:37
Top News – Aksident në autostradën Levan-Tepelenë. Plagosen dy drejtuesit e automjeteve
10/10 22:28
Top Channel/ Shpërthen makina në Gjirokastër, policia dhe ambulanca mbërrijnë në vendin e ngjarjes
10/10 22:14
Top Channel/ “Rama fshihet pas kartonëve”, protestuesit: Ky sistem do ta shpopullojë Shqipërinë
10/10 21:43
Top Channel / Mesazhet… Senatorët e SHBA-së takime në SPAK dhe kampin opozitar, shmangin Berishën
10/10 19:32
Top News- 51-vjeçarja gjermane me pistoletë me mulli e drogë drejt Greqisë, kapet në Kakavijë
10/10 18:20
Top Channel/ Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve
10/10 16:35
Top Channel/ Inxhinieri shqiptar i zhdukur, humbi pas sulmit në Detin e Zi. Babai flet për TCH
10/10 15:14
Top News- Shiu përmbyt Vlorën, lagjet nën ujë pas reshjeve me intensitet të lartë
10/10 15:11
Top Channel/ Senatorët amerikanë shkojnë në SPAK! Shaheen e Durbin takojnë Brahon dhe Ketën
10/10 15:07
Top News- Shiste kanabis në shkollë/ Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, i sekuestrohet droga
10/10 15:00
Top News – Goditën me vezë makinën e Ramës/ Gjykata lë të lirë dy protestuesit-Nuk ishte akt dhune!
10/10 14:32
Top News- Automatik e municion në banesë! Pranga të riut, i sekuestrohen dhe 32 mijë euro
10/10 12:52
Top News – Vrau gruan dhe kunatin. Policia në shtëpinë e vrasësit, gjen armë e municione
10/10 12:49
Top Channel/ Fshihen videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA zhduken nga Tik Tok 45 materiale
10/10 12:09
Top News – Amerikanët shkojnë në SPAK, Wendt dhe senatorët takim me Brahon dhe Ketën
10/10 12:01