Top News – Pse e kërcënon Rusia, Moldavinë? ’Viktima’ e radhës e Putinit, ja skenarët…
26/02/2023 12:44

Moldavia është vënë së fundmi në shënjestër të një politike agresive ruse. Por cfarë interesi ka moska atje? Në vizitën e tij në poloni, presidenti amerikan, Joe Biden, takoi përfaqësuesit e nëntë vendeve lindore dhe qendrore të evropës që janë pjesë e NATO-s, e mes tyre kishte ftuar edhe presidenten moldave, megjithëse Moldavia nuk është anëtare e aleancës. Por biden, iu drejtua vecanërisht presidentes moldave duke thënë: "Jam krenar të qëndroj në krahun tuaj dhe të popullit liridashës moldav". E pas këtij veprimi, ka një arsye serioze: Moldavia, gjeografikisht ndodhet mes Ukrainës dhe veriperëndimit të Rumanisë dhe prej kohësh ajo trembvet se mund të bëhet viktima e radhës e agresivitetit të rusisë dhe e sheh veten të kërcënuar gjithnjë e më shumë nga Moska. Në fillimin e javës presidenti rus anuloi një dekret nga viti 2012, në të cilin Kremlini garanton sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Moldavisë. Më herët, presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky kishte paralajmëruar, se Rusia kërkon të kryejë një grusht shteti ndaj lidershipit proeuropian në moldavi. Kurse nga Moska të enjten u tha, se Ukraina planifikon një ndërhyrje ushtarake në Moldavi. Por pse po ndodh e gjithë kjo. Moldavia ishte vendi i parë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ku Rusia duke mbështetur separatistët provokoi një luftë të përgjakshme disa mujore dhe më vonë krijoi një konflikt të ngrirë. Në Transnistri, një rrip i hollë toke në lindje të moldavisë, prej më shumë se tre dekadash janë në kontroll forca proruse. Vec kësaj atje janë vendosur 2000 ushtarë rusë. Në 1999 Moska garantoi me shkrim tërheqjen e trupave nga Transnistria, por nuk e zbatoi kurrë marrëveshjen. Me fillimin e luftës në Ukrainë, rëndësa strategjike e Transnistrisë u rrit edhe më shumë. Rusia mund të hapë që këtu një front perëndimor drejt Ukrainës. Ose të paktën të shkaktojë një kaos politik të brendshëm kaq të madh në Moldavi, saqë ky vend të kthehet në një krizë serioze në kufirin jugperëndimor të NATO-s dhe në perëndim të Ukrainës. Edhe forcat separatiste mund të kenë interes për një skenar të tillë. Tani Moldavia po diskuton hapur për ndryshimin në kushtetutë të statusit të neutralitetit të saj. Madje, forcat e armatosura të vendit, në gjendje të vështirë, po armatosen. Ukraina thotë se është në krah të fqinjit të saj, nëse atje moska do të ndezë një konflikt. Por që ukraina planifikon pushtimin e moldavisë, sic thotë moska, kjo është një akuzë absurde dhe më shumë ngjason me një pretekst për Kremlinin.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43