Sali Berisha akuzoi deputetët socialistë se janë bërë mburojë të Edi Ramës, duke refuzuar mbajtjen e interpelancave me Kryeministrin. Partia Demokratike ka kërkuar disa interpelanca me Ramën muajt e fundit, por Kryeministri i ka deleguar ato te ministrat e qeverisë, që u kanë kthyer përgjigje pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga opozita.