Top News – Pse biznesi merr para me fajde! Zbulohen disa nga arsyet, të dhënat për 2020
24/01/2021 15:21

Përgjatë vitit 2020, shumë biznese u janë drejtuar rrugëve joformale për të siguruar të ardhura, fakt i bërë publik edhe nga konfindustria. Kjo e fundit shpreh shqetësimin për nivelin e lartë dhe kahjen në rritje të huamarrjes joformale/ fajde të bizneseve edhe në vitin 2020. Sasi të mëdha të parave me burim nga aktivitetet e paligjshme, korrupsioni, informaliteti i lartë, paratë e kthyera për “pastrim” nga parajsat fiskale nga trysnia e vettingut si dhe problematikat e sektorit bankar, janë arsyet kryesore të përdorimit të gjerë të fajdeve në kreditim në ekonominë shqiptare. Mbështetur në të dhënat krahasuese të Qendrës së Studimeve të Konfindustrisë ka një rritje prej afër 7 për qind të bizneseve, që kanë pranuar, se i janë drejtuar tregut të fajdeve për të plotësuar nevojat për kreditim gjatë vitit 2020 në krahasim me vitin paraardhës. Sondazhi është kryer mbi biznese të kategorive të mesme dhe të mëdha. Sektorët kryesorë janë ndërtimi, agrondustria, mineralet, shërbimet, etj. Shqipëria është vendi me shkallën më të ulët të kreditimit nga sektori bankar në Rajonin e Ballkanit Perëndimor me më pak se 33% të PPB në vitin 2019. Shkalla e ulët e kreditimit ligjor arsyetohet nga rritja e dobët e ekonomisë, shkalla e lartë e informalitetit, kushtet e shtrënguara dhe konkurenca e dobët e sistemit bankar, optimizmi i ulët i bizneseve, etj. Goditjet e fatkeqësive natyrore të tërmetit 2019 dhe pasojat e pandemisë në vitin 2020 e rënduan më tej gjëndjen e vështirë të ekonomisë shqiptare.

Top Channel/ V*asja në Korçë, gjykata jep masat për të akuzuarit! Flet avokati
17/08 18:01
Top Channel/ Kardiokirurgjia e re/ Do të hapet spitali i ri me dy shërbime të rëndësishme në QSUT
17/08 15:16
Top Channel/ Masa për vr*sjen e 14-vjeçarit/ Nis seanca në Korçë për masën e sigurisë ndaj autorit dhe pesë personave të tjerë
17/08 15:06
Top News- Vr*sja e 14-vjeçarit në Korçë, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë
17/08 14:49
Top News- Konflikt i dhunshëm në Durrës/ Plagoset në kokë një person, autori në pranga
17/08 14:46
Top News- Bllokohen 35 mjete lundruese/ Kontrolle nga Komani në Ksamil, gjobiten drejtuesit
17/08 14:45
Top Channel/ Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, sot seanca
17/08 14:09
Top Channel/ Ëndrrat me gërshërë / Historia e berberit në Kukës që refuzoi të emigronte
17/08 12:24
Top Channel/ Plazhi i Kunes në modë /Hapësira të bollshme dhe natyra e qetë ka rritur interesin
17/08 12:16
Top Channel/ Subvencionet, 20 mln euro fermerëve/Përfitojnë ata që kanë nipt individual, jo debitorë
17/08 12:13
Top Channel/ “Udhërrëfyes” për arsimin e lartë/Universitetet duhet të forcojnë prezencën në internet
17/08 12:09
Top News- Normalizohet situata me zjarret/ Vetëm pesë vatra aktive në gjithë vendin
17/08 12:07
Top News- ‘Gjelbëruan’ malet e Shkodrës / Asgjësohen mijëra bimë hashash, dy të arrestuar
17/08 11:15
Top News- Shiu fik zjarret/ Përmirësohet situata, vetëm tre vatra aktive në vend
17/08 11:08
Top Channel/ Aksident në autostradën Fier–Vlorë/ Përplasen dy makina, krijohet trafik i rënduar
17/08 10:23
Top News – Makinat përplasen ballore. Aksident i rëndë në Qafë Thanë, tre të plagosur
17/08 10:19
Top News- Përndoqi e dhunoi 30-vjeçaren/ Arrestohet 38-vjeçari në Lushnje, e rrahu në dyqan
17/08 10:18
Top Channel/ Zjarri në Rrogozhinë! Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar
17/08 10:16
Top Channel/ Aksidenti i rëndë në Qafë Thanë! Makinat bëhen copash, 3 të plagosur
16/08 21:14
Top Channel/ Naun Shundi betejë me sëmundjen! Aktori dhe regjisori i njohur ndërpret punën në teatër
16/08 20:02