Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet në shtator për të vendosur përjashtimin apo jo të Arben Ahmetajt. Sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Blendi Klosi u shpreh se në vjeshtë do të ketë vendimmarje të plotë për Ahmetajn, ku nuk dihet ende nëse do të ndiqet precedenti i Saimir Tahirit, i cili u përjashtua nga Partia Socialiste teksa Prokuroria vijonte hetimet.