Socialistët rrëzuan dy kërkesat e Partisë Demokratike për mocion me debat lidhur me revolucionin e flamingove dhe rezolutën e miratuar në Parlamentin Europian për Shqipërinë. Kryetari i grupit të të majtëve, Taulant Balla u shpreh se partia e drejtuar nga Sali Berisha nuk mund të jetë përfaqësuese e protestuesve në parlament, teksa i sfidoi demokratët të sjellin një mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë, ashtu sikurse e kërkon Kushtetuta.