Konstituohet në Kuvend mekanizmi për dialog mes pozitës dhe opozitës për ato ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar votash. Palët premtuan transparencë të bisedimeve, megjithëse dakordësitë e para u arritën me dyer të mbyllura. Reforma zgjedhore do të jetë kryefjala e grupit të punës që ka në përbërje tre deputetë të Partisë Socialiste dhe tre deputetë të grupimit të Gazmend Bardhit. Deputeti Damian Gjiknuri i la një derë të hapur Lulzim Bashës që të ulet në këtë tryezë parlamentare sa herë ta gjykojë të arsyeshme.