Kryetari Bledi Çuçi mblodhi në kryesinë e kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialise për të diskutuar projektligjet të cilat janë në rendin e ditës së seancës plenare të datës 12 qershor. Krahas punimeve parlamentare, në mbledhjen me dyer të mbyllura Çuçi njoftoi deputetët për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste e cila do të zhvillohet online në orën 17:00 këtë të martë. Punimet e asamblesë do të çelen me fjalën e kryeministrit Edi Rama, për të vijuar me sekretarin e përgjithshëm, Blendi Klosi i cili do të flasë për ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti.