Është konstituuar Këshilli Bashkiak i Himarës, bashki kjo e fituar nga kandidati I koalicionit Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri. Teksa këtij të fundit nuk iu lejua dalja nga burgu për t’u betuar si kryetar I zgjedhur I Bashkisë Himarë, Partia Socialiste që arriti të marrë shumicën në këshillin Bashkiak, me votat e 13 antarëve zgjodhi krye të Këshillit, Dhimitër Kapajn. Konsituimi i këshillit është shoqëruar nga tensione, teksa të djathtët kërkuan lirimin e Belerit dhe praninë e tij për t’u betuar si kryetar i ri.