Pas mbylljes së fazës së dytë të përzgjedhjes së kandidatëve për platformën “Deputeti që duam”, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla përmes fjalës së tij deklaroi se në zgjedhjet e 25 prillit të majtët duan që fitorja të ndihet anembanë vendit. Gjatë fjalës së tij Balla falënderoi Akademinë Politike për kontributin me trajnimin e të rinjve. Balla theksoi se PS vendosi që të ngrinte platformën “Deputeti që duam” dhe të investohej për të përzgjedhur më të mirët në komunitetet nga çdo rajon, qytet apo fshat i Shqipërisë