Socialistët konstituuan këtë të mërkurë komisonin e posaçëm kundër dezinformimit. Mbledhja e parë, e drejtuar nga kreu i këtij komisionit, Erion Braçe u mbajt pa praninë e opozitës. Braçe:Opozita është shprehur skeptike në lidhje me qëllimet e këtij komisioni, që ka afat punimesh njëvjeçar. Sipas Partisë Demokratike, komisioni mund të përdoret për qëllime elektorale para zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.