Socialistët u rezervuan në kërkesën për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës për kaosin e shkaktuar në Kuvend gjatë seancës së të enjtes së kaluar. Në mbledhjen e komisionit të etikës, mazhoranca votoi për përjashtimin me 30 ditë të gjashtë prej tyre, që i identifikoi si protagonistët kryesorë në trazirat e shkaktuara, ndërsa për 23 të tjerët u mor masa e tërheqjes së vëmendjes.