Top News – PS gati për fushatën. Rama kalon në sitë punët në parti
08/03/2025 21:21

Kryeministri Edi Rama kaloi në sitë punët në parti dhe qeveri gjatë mbledhjes ‘retreat’ që u mbajt në 7 dhe 8 mars në pallatin e brigadave. Drejtuesit politikë të qarqeve dorëzuan propozimet e tyre me disa figura që i shohin me potencial për të përfaqësuar qytetarët në kuvend, por edhe për të maksimalizuar votat e socialistëve. Propozimet do shqyrtohen nga kryesia e partisë deri më 12 mars, moment kur të gjitha palët politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. ‘Senatorët’ e Partisë Socialiste pritet të qëndrojnë në listë të hapur, ku duhet të punojnë maksimalisht për të fituar votat preferenciale. Në listë të sigurt parashikohet të jenë ministrat që krahas punëve në qeveri, janë angazhuar edhe në drejtimin e fushatës në disa njësi administrative në kryeqytet, e po ashtu edhe sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi njëherësh drejtues politik i qarkut të Dibrës së bashku me udhëheqësin e fushatës së socialistëve në diasporë. Vetë kryetari i Partisë Socialiste parashikohet të kandidojë në qarkun e Tiranës. Katër kryebashkiakët Ervin Demo, Majlinda Bufi, Tërmet Peçi dhe Agron Malaj kanë shprehur interesin për të kandiduar për deputet. Nisur nga ndikimi që kanë në zonat që përfaqësojnë, kjo do të sillte maksimalizim të votës së partisë në këto zona, por do të çonte katër bashki në zgjedhje të pjesshme lokale. Ndaj mbetet në gjykimin e kryesisë së kësaj force politike, nëse do të jetë e gatshme t’i përfshijë këto katër figura në lista. Pas proceseve të testimeve, një sërë figurash në listën e Partisë Socialiste, do të vijnë nga platforma ‘Deputeti që Duam’, kjo për të rifreskuar skuadrën e përfaqësimit në kuvend. Një pjesë e tyre janë angazhuar ndër vite në administratë apo edhe në strukturat partiake. Gjatë këtyre dy ditëve, socialistët caktuar edhe mesazhin politik që do i përçojnë elektoratit në takimet elektorale gjatë ditëve të fushatës.

Top News – Deputetët e PD ‘shkrihen’ me studentët / Por jo të gjithë i mirëpritën në protestë
31/10 18:23
Top Channel/ Noka pas përplasjeve në protestës: Ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një
31/10 15:19
Top News – Rama ‘takon’ Diellën. Prezantohet risitë e shërbimeve, ‘më pranë qytetarit’
31/10 14:07
Top News – Policia bllokon rrugët, deputetët e PD përplasen me efektivët te Kryeministria
31/10 13:49
Top Channel/ “Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin”/ Rama prezanton “Diellën e re”, ja risitë
31/10 13:10
Top Channel/ Protesta e PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët
31/10 12:52
Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve
30/10 18:54
Top Channel/“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”: Serbi, studentët fshijnë grafitin përcarës në rrugë!
30/10 15:24
Top Channel/ Berisha kundër paketës fiskale. Akuzon qeverinë se favorizon oligarkët
30/10 15:09
Top Channel/ “Investimet e huaja në ditën më të keqe” Berisha: Kjo “Paketa” do shkatërrojë biznese
30/10 12:47
Top Channel/ “Hipokrizi totale..” Berisha: Rama tallet me taksën e naftës
30/10 12:46
Top Channel/ “PD në protestë, mbështet studentët” Berisha: Rama urdhëroi të qëllojnë me armë
30/10 12:27
Top Channel/ PD propozon 100 bashki të reja! Demokratët dërgojnë draftin në bashki
30/10 12:04
Top Channel/ Kur do mbahet zgjedhjet e reja? PS pranon çdo datë përveç 2 majit, PD dhe PL…
30/10 12:03
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45