Akuzave të opozitës për shkelje të standardeve europiane në Kuvend dhe mungesë te transparencës për procesin e integrimit, kryetari i grupit socialist Taulant Balla ju përgjigj duke deklaruar se 23 ligje të për anëtarësimin të miratuara në 7 muaj nuk kanë marrë votat e demokratëve. Balla: “Sot ju dashnorët më të rinj të anëtarësimit të Shqipërisë në Be, do ju jap një fakt, e ke filluar këtë legjislaturë në fund të shtatorit edhe prej asaj dite, 23 ligje, në asnjërin prej tyre nuk gjendet asnjë votë pro e juaja. Lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Presione nuk hamë. Ju jeni përjashtuar vetë nga procesi i integrimit. Nuk keni gjetur asnjë arsyetim ti thoni popullit përse nuk i votoni ju ligjet. Mocioni me debat të zhvillohet më 14 maj.”