Teksa Partia Demokratike e Sali Berishës ka zgjedhur të dalë në një listë të përbashkët me 25 forca të tjera politike, PS është regjistruar e vetme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku synon një mandat të katërt, pa ndihmën e partive të tjera. Ndonëse Partia Socialdemokrate e Tom Doshit është rreshtuar në krah të PS, sërish nuk ka një koalicion me lista të përbashkëta.