Kur janë numëruar mbi 20 për qind e kutive të votimit, Partia Socialiste ka vijuar të ruajë epërsinë e nevojshme që i garanton asaj të paktën 80 mandate në parlamentin e ri. Të dhënat e përditësuara nga KQZ deri në orë 08:30 të mëngjesit tregojnë se PS udhëheq me pothuajse 53 për qind të votave, përkthyer në shifra 205 mijë e 804, ndërsa PD dhe aleanca e saj ndjekin me pak më shumë se 34 për qind, ose 130 mijë e 92 vota. Të përkthyera në mandate, me këto shifra, PS siguron 83 mandate në parlamentin e ri, ose vetëm një mandate nga kufiri prej 84 votash që nevojitet për të miratuar, apo ndryshuar ligjet me shumicë të cilësuar.