Partia Socialiste propozon datën 11 maj për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Propozimi i është komunikuar Presidentit Bajram Begaj nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi dhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Blendi Klosi. Partia Demokratike bojkotoi ftesën e Presidentit, ndërsa partitë e vogla propozuan datën 4 maj për mbajtjen e zgjedhjeve.