Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi këtë të mërkurë dëgjesën me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku. Dëgjesa u realizua pas aksionit të SPAK në këtë universitet, ku u dhanë 24 masa sigurie për stafin nën dyshimet e korrupsionit me tenderat. Në deklaratën e shkurtër që pati para deputetëve të mazhorancës dhe Edi Ramës, rektori tha se nuk komenton vendimet e drejtësisë dhe shpjegoi rolin e tij.