Pa zhurmën dhe bujën e zakonshme të mitingjeve, Partia Socialiste çeli zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit, nëpërmjet një ceremonie sa të thjeshtë, aq edhe domethënëse, në parkun Europa, pranë Sheshit Skënderbej. Forca qeverisëse prezantoi sloganin e zgjedhjeve, që do të jetë “Kurrë pas, Përpara”, teksa më pas ishte kryeministri Edi Rama ai që mbajti fjalën e rastit dhe tha se tashmë nuk mjafton vetëm fitorja në zgjedhje…