Nje studim, mbi angazhimin e Martin Camajt dhe Ernest Koliqit ne veprimtari spiunazhi, per nje periudhe te gjate te tyre, ka sjelle nje debat te ri mes studiuesve. Materiali i botuar nga studiuesi Auron Tare, flet per hulumtime nga dosjet arkivore amerikane per te sjelle marrëdhënien e intelektualëve shqiptarë të mërgatës me agjencitë e huaja të inteligjencës se UDB-se, gjatë viteve 1945-1990; dhe konkretisht, peripecive të dy figurave përndryshe qendrore të kulturës shqiptare anti-totalitare të atyre viteve, Martin Camajt dhe Ernest Koliqit, të kapur midis Shilës së armiqësisë nga Tirana, dhe Haribdit të së gjithë atyre që kërkonin ta rrëzonin pushtetin e Enver Hoxhës.