Top News – Provokimi i ri i Kremlinit/ Putin ka gjithnjë me vete valixhen bërthamore
22/03/2021 15:14

Presidenti rus, Vladimir Putin ka gjithnjë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ata strategjikë, kudo që ai ndodhet. Këtë e ka pohuar zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, kur u pyet nëse Putini kishte me vete valixhen e tij bërthamore, gjatë fundjavës së kaluar në Siberi, bashkë me ministrin e tij të mbrojtjes. Për pushimin e shkurtër, është shpërndarë nga vetë Kremlini një reportazh i gjatë. Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë disa ditësh pushim në Siberi, i shoqëruar edhe nga ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, ka drejtuar një automjet që përshkon të gjitha llojet e terreneve, mes pyjeve të dendur dhe kaloi madje edhe një urë të varur. Dhe pamjet janë shpërndarë nga vetë Kremlini. Jo rrallë presidenti Putin shfaqet në televizionin shtetëror rus ndërsa merr pjesë në aventura të ndryshme në natyrë dhe duket qartë se ai synon të ndërtojë imazhin e një lideri të shëndetshëm dhe të fuqishëm, të aftë të udhëheqë vendin edhe për shumë vite në vijim. Eksplorimet e tij me gjoks të zhveshur, kanë ngulitur tek shumëkush imazhin e 68 vjeçarit Putin si një model i formës së shkëlqyer fizike. Videot e fundit të shpërndara nga Kremlini, me presidentin me një lloj traktori të fuqishëm, e tregonin atë teksa çante përmes borës dhe një pylli të dendur.Putin dhe Shoigu, shihen teksa ecin mes borës që mbërrin deri në gju dhe kalojnë një urë të varur në litarë mbi një lum të ngrirë. Më herët gjatë viteve, kemi parë Putinin ndërsa peshkon, drejton një skaf të fuqishëm apo që merr rreze dielli. Ndërsa fraza Valixhja bërthamore, e theksuar nga Moska, duket se është pjesë e strategjisë diplomatike të saj kundër SHBA. Tensionet u acaruan së fundmi pas refuzimit të Biden për një takim me Putinin e pasi ai e kishte quajtur këtë të fundit, vrasës.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB