Mbi 26 mijë e 600 maturantë në të gjithë i vendin i nënshtrohen këtë të martë provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij për Gjuhën e Huaj. Provimi nisi në orën 10:00. Për 2 orë e 30 minuta maturantët testuan aftësitë e tyre. Për mbarëvajtjen e procesit u angazhuan rreth 2 mijë mësues në 144 qendra provimi. Po ashtu Ministria e Arsimit kishte deleguar 170 monitorues për mbarëvajtjen e këtij provimi. Ndërkohë 70% e mjediseve të sallave të provimit monitorohen nga kamerat për të siguruar një proces administrimi sa më transparent.