Komisioni Hetimor parlamentar për hetimin e shkeljeve kushtetuese të kreut të shtetit Ilir Meta, shqyrtoi informacionin zyrtar të ardhur nga Autoriteti i Mediave AudioVizive si dhe instritucionet shtetërore në lidhje me shkeljet e rënda kushtetuese të presidentit Meta. Gjatë mbledhjes së anëtarëve të komisionit u shfaqën sekuenca filmike të deklaratave publike të presidentit Meta.