Një ditë pas seancës ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, avokati i tij mbrojtës përsëriti tre kërkesat që do e vendosnin këtë proces në shinat e standardeve dhe profesionalizmit: Hapja e provave, heqja e kafazit dhe lejimi i kamerave në sallën e gjyqit. Avokati Plarent Ndreca në një reagim publik nënvizon domosdoshmërinë që 35 fashikujt me prova digjitale të vendosen në funksion të mbrojtjes.