Apartamenti ku dyshohet se ka jetuar Edmir Vlashi, një prej personave që mori pjesë në atentatin dështuar ndaj Preng Palucës, është zbuluar nga policia në Lezhë. Gjatë kontrollit në apartament u gjetën një pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër. Nuk dihet se sa do të ndihmojnë provat e gjetura në shtëpinë e Vlashit për të zbuluar vendndodhjen e tij.