Top News – Prova kundër Trump/ Nju Jork, pritet vendimi për padinë
26/05/2021 12:13

Prokurori i Qarkut të Manhatanit në Nju Jork do të takohet me një juri të madhe që pritet të vendosë nëse do të padisë ish-presidentin Donald Trump. Fakti që ai është gati të takohet me anëtarët e jurisë, lë të kuptohet se ai mendon se ka prova të mjaftueshme për një vepër penale nga zoti Trump, dikush pranë tij ose nga kompania e tij, njoftoi të martën në mbrëmje gazeta Ëashington Post. "Juria u përzgjodh kohët e fundit dhe do të takohet tre ditë në javë për gjashtë muaj," tha gazeta, duke përmendur dy burime që kanë dijeni për ngjarjen, pa i identifikuar ata. "Ka mundësi të dëgjojmë disa çështje - jo vetëm çështjen Trump - gjatë mandatit të saj, i cili është më i gjatë se zakonisht për një juri të madhe të shtetit të Nju Jorkut, thanë këta persona." Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Cyrus Vance ka hetuar marrëdhëniet e biznesit të Trump, para se ai të ishte president për më shumë se dy vjet. Zyra e tij ka thënë në depozita gjyqësore se po hetonte "veprime të mundshme kriminale të përmasave të mëdha dhe për një kohë të gjatë” në Organizatën Trump, përfshirë mashtrime me taksa dhe sigurimet dhe falsifikimin e regjistrave të biznesit. Gazeta njofton se kjo lëvizje tregon se hetimi i Vance është në një fazë të përparuar dhe se ai beson se " ka gjetur prova krimi – që edhe nëse nuk janë kryer nga Trump, janë kryer nga dikush i afërt me të ose nga kompania e tij." Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut tha një javë më parë se kishte hapur një hetim penal ndaj kompanisë së Trump, duke rritur rrezikun ligjor për ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Prokurorja e Përgjithshme Letitia James po heton nëse Organizata Trump ka raportuar në mënyrë të rreme vlerat e pronave për të siguruar hua dhe për të siguruar përfitime ekonomike dhe tatimore.

Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
DIGITALB DIGITALB