Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor vijon kontrollet në të gjitha subjektet për të monitoruar respektimin e masave anticovid sipas protokollove të përcaktuara shëndetësore për parandalimin e përhapjes së epidemisë në vendin tonë. Drejtorja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho apelon subjektet të mos ulin vigjilencën, por të resektojnë në mënyrë rigoroze masat strikte të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa deklaron se nuk do të tolerohet asnjë shkelje nga ana e tyre.