Seanca plenare e Kuvendit devijoi marshimin e qytetarëve në ditën e 19-të të protestës. Nisja e zakonshme nga Sheshi Skënderbej nuk vijoi për te Kryeministria, por u kthye të Ministria e Brendshme drejt Kuvendit. Momenti i mbërritjes së qytetarëve para Kuvendit përkoi me përfundimin e seancës plenare. Turma gjeti të papërgatitur deputetët socialistë. Një pjesë e deputetëve u rikthyen në ambientet e brendshme të Kuvendit, por pati nga ata që morën guximin të dilnin në mes të protestuesve, si Ardit Bido.