Për të pestën ditë me radhë, qytetarë të shumtë u bën bashkë për të protestuar kundër kastës politike në vend. Me pankarta në duar e flamuj kuqezi, të rinj e të reja, nëna me fëmijë, të moshuar marshuan nga Sheshi Skënderbej drejt bulevardit Dëshmorët e kombit. Me thirrjet: Atdheu nuk është në shitje, protestuesit u ndalën para Kryeministrisë. Protestuesit në protestën e kësaj të enjteje vendosën pesë kushte: 1. Doreheqjen e qeverise 2. shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor te investitoreve strategjike 3. shfuqizimin e paketes se maleve 4. anulimin e ligjit te zonave te mbrojtura dhe 5. anulimin e ndryshimeve ligjore per trashegimine kombetare