Protestuesit kanë dalë në rrugë në shumë shtete të SHBA-së, duke kërkuar nga autoritetet të rihapin ekonomitë e mbyllura nga pandemia e koronavirusit. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sinjalizuar mbështetjen për protestat. Ai ka thënë se masat e ndalimit në vende si në Minesota, Miçigan dhe Virgjinia ishin “shumë të ashpra”. Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit, Nancy Pelosi, kritikoi zotin Trump për miratimin e protestave.