Mëngjesin e kësaj të enjteje, protestuesit janë mbledhur sërish para Kuvendit në pritje të deputetëve, para nisjes së seancës plenare. Policia ka rrethuar të gjithë hyrjet e Kuvendit, ndërsa janë shoqëruar disa nga protetuesit. Me thirrje ‘Parlamenti i krimit’, protestuesit i kanë kërkuar Policisë të largojë gardhin.