Protesta ka vijuar të tensionohet mes protestuesve dhe Policisë pranë Kuvendit të Shqipërisë. Përveç vezëve, protestuesit kanë goditur edhe me sende tjera dhe gurë në drejtim të deputetëve, ndërsa kanë mbetur të lënduar efektivë. Autoambulanca ka marrë efektivët e lënduar dhe protestues të cilët nuk janë ndjerë mirë nga spraj piperi i hedhur ndaj tyre.