Tregtarët e Vlorës kanë dalë sërish në protestë përpara Bashkisë, kundër projektit për ndërtimin e tregut të ri, me pretendimin se takimi që zhvilluan me kryebashkiaken, Bruna Mersini, nuk solli asnjë zgjidhje konkrete për problematikën e tyre. Në shenjë revolte, tregtarët u futën me forcë brenda ambienteve të Bashkisë së Vlorës, duke kërkuar një përgjigje nga autoritetet vendore, teksa u desh ndërhyrja e policisë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.