Balla: “Sot protestën atyre që e nisën ua kanë vjedhur, se kush ua ka vjedhur ju e dini edhe unë e di edhe të gjithë shqiptarët e dinë.” Socialistët qëndrojnë të palëkundur në qëndrimin e tyre se faktorë të huaj kanë ndërhyrë në protestën që prej një muaji kërkon rrëzimin e qeverisë. Pas mbledhjes së grupit, Taulant Balla vendosi vijat e kuqe për demokratët, kur tha se nuk mund të bëhen zëdhënësit e protestës në parlament.