Qindra qytetarë dhe aktorë të shoqërisë civile u tubuan para Kryeministrisë kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec. Me pankarta ‘Shqipëria nuk është në shitje’ dhe thirrje për anulimin e projektit, protestuesit u tubuan për gati dy orë. Protesta u mbyll pa asnjë incident, teksa organizatorët thanë se do të mblidhen sërish ditën e martë për të protestuar.